Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, së bashku me kryeimamin Vedat ef. Sahiti, kanë nënshkruar sot një marrëveshje bashkëpunimi për hartimin dhe zbatimin e projektit të rikonstruktimit të Xhamisë së Ibrit me kryeministrin e Kosovës, z. Albin Kurti dhe ministren e Kulturës dhe Turizmit, znj. Saranda Bogujevci.
Me këtë memorandum, Qeveria e Republikës së Kosovës mbështet ringritjen e këtij monumenti me rëndësi historike dhe kulturore.
Po ashtu, gjatë këtij takimi është nënshkruar edhe një memorandum tjetër bashkëpunimi me Qeverinë e Kosovës, i cili synon forcimin e ruajtjes dhe promovimit të trashëgimisë kulturore islame.
Myftiu Tërnava theksoi se pikërisht në ditën kur përkujtohet 27-vjetori i djegies së kësaj xhamie, jam tejet i lumtur që në këtë ditë edhe po nënshkruhet memorandumi për rikonstruktimin e saj.
Këto angazhime janë pjesë e përkushtimit të vazhdueshëm për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore në vend, pas dëmeve të shkaktuara gjatë luftës së viteve 1998–1999.
Kujtojmë se Xhamia e Ibrit është ndërtuar në vitin 1777, ndërsa është djegur më 2 maj 1999.





