
Prishtinë, më 24 nëntor 2026
Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, ka pritur në takim ekipin vullnetar të shoqatës “Marayem al Khair” nga Kuvajti, i cili vepron në kuadër të Organizatës Botërore Islame për Bamirësi (IICO) dhe i cili kryesohej nga z. Ali al Shihah.
Myftiu Tërnava u uroi mirëseardhje mysafirëve dhe nëpërmjet tyre falënderoi shtetin e Kuvajtit dhe Organizatën Botërore Islame për Bamirësi për ndihmën që prej vitesh i japin popullit të Kosovës. Ai vlerësoi punën e ekipit vullnetar me familjet në nevojë dhe me jetimët, si dhe bashkëpunimin e tij me Bashkësinë Islame.
Nga ana e tij, përfaqësuesi Ali al Shihah, e njohu Myftiun Tërnava me aktivitetet që ekipi po zhvillon gjatë qëndrimit në Kosovë, me theks të veçantë për shpërndarjen e rrobave dimërore dhe vizitat te familjet në nevojë dhe te jetimët. Ai shprehu gatishmërinë që bashkëpunimi me Bashkësinë Islame të vazhdojë edhe në projektet e ardhshme.
Organizatës Botërore Islame për Bamirësi gjatë këtyre ditëve është duke zhvilluar një aksion humanitar në Kosovës, ku pjesë e kësaj ndihme do të jenë mbi 300 familje, të cilat do të përfitojnë ndihmë nga kjo organizatë.


