Prishtinë, më 19 prill 2026
Kanë përfunduar sot Garat Ballkanike të memorizimit të Kuranit fisnik në Kosovë, ku për dy ditë me radhë, mbi tetëdhjetë garues nga e gjithë Kosova testuan njohuritë e tyre në memorizimin e Kuranit fisnik.
Në ceremoninë përmbyllëse mori pjesë edhe kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, ambasadori i Arabisë Saudite në Tiranë, Fejsal Hivzi, atasheu për Çështje Fetare nga Arabia Saudite në Sarajevë, Abdulatif Husejn, garuesit pjesëmarrës, si dhe mysafirë të tjerë.
Myftiu Tërnava, në fjalën e tij drejtuar të pranishmëve, tha se memorizimi i Kuranit është një prej traditave fisnike të popullit tonë, ku me përkushtim dhe dashuri vazhdon edhe në ditët e sotme.
Ambasadori i Arabisë Saudite, z. Fejsal Hifzi, tha se organizimi i përbashkët me Bashkësinë Islame të Kosovës dëshmon më së miri përkushtimin ndaj Kuranit fisnik.
Këto gara u organizuan nga Bashkësia Islame e Kosovës në bashkëpunim me Ambasadën e Arabisë Saudite në Sarajevë, përkatësisht Ministrinë për Çështje Fetare të Arabisë Saudite.
Kjo garë u zbukurua nga garues të shumtë, që me anë të zërit të tyre i shtuan burinë edhe më shumë kësaj gare, por e veçanta e kësaj gare ishin fëmijët të moshës, 5, 6,7 dhe 8 vjeçe, të cilët iu bashkuan kësaj gare.