Myftiu Tërnava vizitoi YTB-në

Myftiu i Kosovës, Naim ef. Tërnava, gjatë qëndrimit në Ankara sot ka vizituar edhe YTB-në, ku është pritur nga kryetari Abdylhadi Turus. Me të cilin biseduan për bashkëpunimin në ruajtjen e trashëgimisë së përbashkët, pastaj për bashkëpunimin në arsim, rritjen e projekteve kulturore, si dhe aktivitetet rinore dhe sociale, të cilat po shënojnë çdo ditë rritje dhe bashkërendim.

Bashkëpunimi ndërmjet dy institucioneve u vlerësua si vëllazëror, me mundësi për shtim dhe zgjerim të mëtejshëm.