Myftiu Tërnava uroi kryetarin e ri të KMShZ-së

Prishtinë, më 6 maj 2026

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, i ka dërguar një telegram urimi kryetarit të ri të Komunitetit Mysliman Shqiptar në Zvicër, Feim ef. Abazit.

Myftiu Tërnava uroi për kryetarin Abazi shëndet, mbarësi dhe suksese në krye të kësaj detyre dhe të këtij misioni kaq të rëndësishëm për besimtarët dhe kombin tonë që jeton dhe vepron në shtetin mik të Zvicrës.

Ai ofroi gatishmërinë dhe përkushtimin personal dhe institucional që të vazhdojë bashkëpunimi institucional ashtu siç ka qenë deri më tani, të mirë të fesë sonë të pastër islame dhe gjithë besimtarëve në trojet tona dhe kudo në diasporë.

Foto nga arkivi