Myftiu Tërnava priti në takim kryeimamin e trevës së Krajës, Irfan ef. Kaca

Prishtinë, më 22 maj 2026

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, priti sot në takim kryeimamin e trevës së Krajës (Mexhlisit të Ostrosit), Irfan ef. Kaca.

Gjatë këtij takimi u diskutua për gjendjen dhe sfidat me të cilat përballen banorët e kësaj treve, si dhe për mundësitë konkrete për të qenë më afër njerëzve tanë në Krajë, duke krijuar ura bashkëpunimi e mbështetjeje për ata që dëshirojnë rikthimin dhe forcimin e lidhjes së tyre me vendlindjen, traditën dhe vlerat tona shpirtërore e kombëtare.

Po ashtu, gjatë këtij takimi u bisedua edhe për braktisjen e kësaj treve, dukuri kjo që po ndikon drejtpërdrejt në zbrazjen e vendbanimeve dhe dobësimin e jetës shoqërore, kulturore e fetare në këtë krahinë me traditë dhe vlera të çmuara kombëtare.