
Prishtinë, më 27 gusht 2026
Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, priti në takim imamin e Qendrës Islame Shqiptare në Michigan, Shuajb ef. Gërgurin.
Myftiu Tërnava i dëshiroi mirëseardhje imamit Gërguri, si dhe vlerësoi kontributin e tij në shërbim të komunitetit shqiptar dhe në ruajtjen e vlerave islame e kombëtare te shqiptarët në diasporë.
Gjatë takimit u bisedua për angazhimet e Bashkësisë Islame të Kosovës, si dhe për rëndësinë e bashkëpunimit me qendrat islame shqiptare në diasporë, ku të dy bashkëbiseduesit vlerësuan rëndësinë e vazhdimit dhe forcimit të bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët.
