Myftiu Tërnava mori pjesë në takimin e koordinatorëve të “Bereqetit”

Prishtinë, më 12 maj 2026

Shoqata Humanitare Bamirëse “Bereqeti” mbajti sot një takim me koordinatorët e saj, të cilin e udhëhoqi drejtori Xheladin ef. Fazliu. Në këtë takim, përveç për aktivitetet dhe organizimet e radhës të shoqatës, u diskutua edhe për organizimin sa më të mirë të shpërndarjes së mishit të kurbanit.

Në këtë takim mori pjesë edhe Myftiu i Kosovës, Naim ef. Tërnava, i cili falënderoi të gjithë koordinatorët për punën dhe angazhimin e tyre të vazhdueshëm në shërbim të familjeve në nevojë. Ai po ashtu shprehu mirënjohje për të gjithë donatorët që kontribuojnë në veprimtarinë humanitare të shoqatës.

Myftiu Tërnava kërkoi nga koordinatorët që të vazhdojnë me përkushtim punën edhe në të ardhmen, duke qenë sa më afër familjeve nevojtare dhe duke forcuar aktivitetet humanitare në shërbim të qytetarëve.