Prishtinë, më 25 mars 2025
Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij, mori pjesë sonte në iftarin e shtruar nga kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, z. Memli Krasniqi.
Në postimin e kryetarit Krasniqi thuhet se Ramazani është një periudhë e çmuar e vitit që na kujton vlerat e solidaritetit, mirësisë dhe unitetit – parime këto që na bëjnë më të fortë si shoqëri.
“Muaji i bekuar Ramazan është kohë reflektimi dhe afrimi me njëri-tjetrin, për të ndarë jo vetëm bukën, por edhe përkushtimin për një të ardhme më të mirë për vendin tonë” – thuhet ndër të tjera në postimin e kryetarit Krasniqi.