Kryeimami Sahiti mori pjesë në pritjen festive të Bajramit në Pallatin Mbretëror në Mina

Me ftesë të Princit të Kurorës e kryeministrit të Mbretërisë së Arabisë Saudite, Lartësisë së tij, Muhamed bin Selman, kryeimami i Bashkësisë Islame të Kosovës, Vedat ef. Sahiti, mori pjesë në pritjen festive të Bajramit në Pallatin Mbretëror në Mina, në Mekën e bekuar.

Kjo është një nga pritjet tradicionale të organizuara nga Mbretëria e Arabisë Saudite me rastin e festës së Bajramit, në të cilën marrin pjesë zyrtarë të lartë shtetërorë, liderë fetarë dhe personalitete e mysafirë nga vende të ndryshme të botës.

Në këtë takimi ishin prezent edhe presidenti i Shqipërisë, z. Bajram Begaj, zv.kretari i Turqisë, z. Cevdet Yilmaz, kryeministri i Egjiptit, z. Mostafa Madbouly, ministra dhe krerë të misioneve të haxhit nga vende të ndryshme të botës.

Në fjalën e tij përshëndetëse, Princi i Kurorës, Muhamed bin Selman, në emër të Mbretit Selman bin Abdulaziz, iu shprehu mirëseardhje mysafirëve, duke iu uruar festën e Bajramit me lutje Zotit për pranimit e haxhit. Ai theksoi përkushtimin e Mbretërisë së Arabisë Saudite në shërbim të Haremeve të shenjta dhe haxhilerëve nga mbarë bota.

Në fund të takimit, Princi i Kurorës shtroi drekë solemne për të ftuarit.