Arrin në Kosovë grupi i parë i haxhilerëve

Prishtinë, më 5 qershor 2026

Haxhilerët e parë nga Prishtina sonte pas mesnatës arritën në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë.

Në pritje të tyre kishin dalë familjarë të shumtë, të cilët me emocione dhe mall pritën familjarët e tyre, duke u uruar haxh dhe ibadete të pranuara.

Haxhilerët përshkruan emocionet e tyre, duke treguar se falë Zotit, gjithçka ka ecur mbarë, për çka janë edhe falënderues për institucionin e Bashkësisë Islame të Kosovës për organizimin e mrekullueshëm që kanë bërë.

Ky është grupi i parë i haxhilerëve që arritën në Kosovë nga 1576 haxhilerë, që këtë vit kryen haxhin nga Kosova.