Prishtinë, më 29 mars 2025
Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, i shoqëruar edhe nga bashkëpunëtorët e tij, sonte në iftarin e fundit të këtij muaji të bekuar, ishte i ftuar nga kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, z. Lumir Abdixhiku.
Kryetari Abdixhiku në postimin e tij tha se ky muaj duhet të na shërbejë si mësim për rikujtim për më shumë solidaritet, tolerancë dhe paqe në vendin tonë.
“Le të shërbejnë ky muaj, si mësim e rikujtim për më shumë solidaritet, tolerancë e paqe në vendin tonë. Qytetarët tanë gjithmonë janë shquar për vlera humane e vëllazërore duke u dëshmuar si shoqëri që respekton njëri-tjetrin e ndanë me ata në nevojë – prandaj, le të mirëmbajmë këto vlera dhe përtej këtij muaji të shenjtë” – thuhet në postimin e kryetarit Abdixhiku.