Kryeimami Sahiti priti në takim koordinatoren e TIKA-s, znj. Fulya Aslan

Prishtinë, më 8 maj 2026

Kryeimami i Bashkësisë Islame të Kosovës, Vedat ef. Sahiti, ka pritur sot në takim koordinatoren e Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) në Kosovë, znj. Fulya Aslan.

Gjatë këtij takimi u bisedua për fillimin e punimeve në restaurimin e Xhamisë së Bajraklisë në Prizren, projekt ky me rëndësi të veçantë për trashëgiminë kulturore dhe fetare të vendit.

Kryeimami Sahiti falënderoi TIKA-n për mbështetjen dhe kontributin e vazhdueshëm në realizimin e projekteve të rëndësishme për Bashkësinë Islame të Kosovës, duke vlerësuar bashkëpunimin e deritanishëm ndërmjet dy institucioneve. Ai po ashtu theksoi nevojën e vazhdimit të bashkëpunimit edhe në të ardhmen, në funksion të ruajtjes së trashëgimisë islame dhe realizimit të projekteve me interes për besimtarët dhe shoqërinë në përgjithësi.