Drejtori Simnica priti në takim imamin Valon ef. Idrizi

Prishtinë, më 8 maj 2026

Drejtori i Drejtorisë së Diasporës në Bashkësinë Islame të Kosovës, Ekrem ef. Simnica, ka pritur sot në takim imamin e xhamisë “Medina” në Rheine të Gjermanisë, Valon ef. Idrizin.

Gjatë këtij takimit u bisedua për jetën fetare të bashkatdhetarëve në diasporë, për sfidat dhe aktivitetet që zhvillohen në xhamitë dhe qendrat islame jashtë vendit, si dhe për rëndësinë e ruajtjes së identitetit fetar e kombëtar te mërgimtarët.

Po ashtu, gjatë këtij takimi u diskutua edhe për mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimit ndërmjet xhamive dhe qendrave islame në diasporë me Bashkësinë Islame të Kosovës, në funksion të forcimit të lidhjeve institucionale dhe koordinimit të aktiviteteve fetare dhe edukative.