Myftiu Tërnava priti në takim drejtorin regjional të “Qatar Charity” në Tiranë, z. Kerem Ali

Prishtinë, më 13 gusht 2026

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, priti sot në takim drejtorin regjional të shoqatës “Qatar Charity” në Tiranë, z. Kerem Ali.

Gjatë këtij takimi u bisedua për bashkëpunimin dhe aktivitetet humanitare, si dhe për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit ndërmjet Bashkësisë Islame të Kosovës dhe “Qatar Charity”.

Myftiu Tërnava e falënderoi drejtorin Kerem Ali për vizitën dhe për kontributin e vazhdueshëm të “Qatar Charity” në mbështetjen e projekteve humanitare dhe sociale, veçanërisht për projektin e shpërndarjes së Mus’hafeve për personat e verbër.

Nga ana e tij, drejtori regjional z. Kerem Ali vlerësoi bashkëpunimin e deritanishëm dhe shprehu gatishmërinë për vazhdimin dhe avancimin e projekteve të përbashkëta në shërbim të qytetarëve dhe komunitetit.