Myftiu Tërnava priti në takim diplomatin z. James Hagan

Prishtinë, më 8 maj 2026

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, ka pritur në takim diplomatin, z. James Hagan, i cili është edhe zëvendësambasador i Irlandës në Hungari, që mbulon edhe Kosovën.

Gjatë këtij takimi, u bisedua për dialogun ndërfetar në Kosovë, bashkëjetesën dhe tolerancën ndërmjet komuniteteve fetare, si dhe për situatën e përgjithshme fetare në vend. Po ashtu, u diskutua edhe për sfidat dhe problemet me të cilat përballen komunitetet fetare, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit institucional dhe ruajtjes së harmonisë ndërfetare.

Myftiu Tërnava e njohu diplomatin irlandez për rolin dhe angazhimin e Bashkësia Islame e Kosovës në promovimin e vlerave të paqes, mirëkuptimit dhe tolerancës në shoqërinë kosovare.