Prishtinë, më 6 mars 2025
Drejtori i Drejtorisë së Diasporës në Kryesinë e Bashkësisë Islame të Kosovës, Ekrem ef. Simnica, ka pritur sot në takim imamin e Qendrës Islame Shqiptare në Karslruhe, njëherësh kryetar i Unionit të Qendrave Islame në Baden Württenberg, Muhamet ef. Havollin.
Gjatë këtij takimi u diskutua për koordinimin e dërgimit e përfaqësuesve të Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës në Gjermani për muajin e bekuar Ramazan, si dhe për interesimin e mërgimtarëve tanë për kryerjen e haxhit përmes Bashkësisë Islame të Kosovës.
Drejtori Simnica shfrytëzoi rastin që t’i uroi imamit Havolli, si dhe nëpërmes tij gjithë besimtarëve myslimanë në diasporë ardhjen e muajit të bekuar Ramazan, duke u uruar atyre agjërim dhe vepra të pranuara.