Konkurs

Datë: 19 gusht 2026

Në bazë të nenit 38.1.9, të Kushtetutës së Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës, dhe në bazë të Vendimit të Këshillit të Bashkësisë Islame në Suharekë nr. 96/26, i datës 18.08.2026, Këshilli i Bashkësisë Islame në Suharekë shpall:

KONKURS

Për plotësimin e vendit të lirë të punës në K.B.I Suharekë:

  1. Imam, hatib dhe mualim në Xhaminë e fshatit Shirokë K.K. Suharekë

Kandidati duhet t’i plotësoj këto kushte:

  1. Të ketë diplomë të Medresesë “Alauddin”, Fakultetit të Studimeve Islame në Prishtinë, ose të Fakultetit të Studimeve Islame jashtë vendit (diploma e nostrifikuar nga kryesia e BIRK)
  2. T’i përmbahet Kushtetutës së Bashkësisë Islame të R. Kosovës, Rregulloreve dhe Vendimeve të saj si dhe rregullores së Këshillit
  3. Të ketë aftësi komunikimi dhe organizimi të çështjeve fetare dhe të ketë pëlqimin e Këshillit të xhamisë.
  4. Të jetë i shëndosh psiqikisht dhe fizikisht
  5. Të ketë aftësi profesionale në komunikim
  6. Të mos ketë vërejtje në punë (nëse ka qenë në punë më parë)

Kandidati krahas kërkesës duhet t’i dorëzoj edhe këto dokumente:

Diplomën e Medresesë, FSI-së, ose të Fakultetit të Studimeve Islame jashtë vendit (e vërtetuar tek Noteri)
Çertifikata e lindjes
Çertifikata e mjekut
Çertifikata që nuk është nën hetime
(Të gjitha dokumentet të jenë në origjinal)

Vërejtje:
Dokumentet duhet të dorëzohen në Këshillin e Bashkësisë Islame në Suharekë.
Dokumentet e pa kompletuara dhe ato që arrijnë pas afatit nuk do të merren në shqyrtim.
Konkursi mbetet i hapur 10 ditë pas shpalljes në website të Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës.