
Datë: 17 nëntor 2026
Këshilli i Bashkësisë Islame në Podujevë, shpallë:
KONKURS
Për plotësimin e vendeve të lira të punës:
Inkasantë tereni, për tubim-inkasim të anëtarësisë në teren të KBI Podujevë
Kandidatët duhet t’i plotësojnë këto kushte:
– Të kenë të kryer Medresenë;
– T’u përmbahen Kushtetutës së Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës, rregulloreve, vendimeve të Kryesisë dhe Rregullores së Këshillit;
– Të kenë aftësi komunikuese dhe organizative për çështje fetare;
– Të njihen nga rrethi i gjerë për moral dhe edukatë islame, si dhe të jenë të shëndoshë psikikisht dhe fizikisht;
– Të mos kenë vërejtje në punë, nëse paraprakisht kanë qenë të punësuar;
– Të kenë iniciativë dhe kreativitet në punë, si dhe sjellje dinjitoze me masën e gjerë-popullatën.
– Të jenë nënshtetas të Republikës së Kosovës.
Dokumentet e kërkuara:
Krahas kërkesës për punësim, duhen bashkëngjitur edhe këto dokumente:
– Diploma e Medresesë;
– Certifikata e lindjes;
– Certifikata shëndetësore;
– Certifikata se nuk është nën hetime ose i dënuar;
– Vërtetimi për përvojën e punës;
– Deklaratë me shkrim se ka për t’i kryer të gjitha shërbimet fetare;
– CV –ja, të dhënat personale, kualifikimet ose dëshmitë për aftësim profesional;
– Letërnjoftimi (fotokopje);
Vërejtje:
Dokumentet dorëzohen në zyrën e Këshillit të Bashkësisë Islame në Podujevë.
Dokumentet e pakompletuara, si dhe ato që arrijnë pas afatit të paraparë, nuk do të merren në shqyrtim.
Konkursi është i hapur 7 ditë kalendarike, nga dita e publikimit në websajtin e Kryesisë së BIRK-ut.