
Datë: 17 nëntor 2026
Këshilli i Bashkësisë Islame në Podujevë, shpallë:
KONKURS
Për plotësimin e vendit të lirë të punës:
Arkëtar i Këshillit të Bashkësisë Islame në Podujevë
Kandidatët duhet t’i plotësojnë këto kushte:
– Të ketë të kryer Medresenë, FSI-në ose Fakultetin e Studimeve Islame jashtë vendit (diploma e vërtetuar nga Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës);
– T’u përmbahen Kushtetutës së Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës, rregulloreve, vendimeve të Kryesisë dhe Rregullores së Këshillit;
– Të kenë aftësi komunikuese dhe organizative për çështje fetare;
– Të jenë të shëndoshë psikikisht dhe fizikisht;
– Të mos kenë vërejtje në punë, nëse paraprakisht kanë qenë të punësuar;
– Të kenë njohuri bazike për kontabilitet dhe ta njohin mirë punën me kompjuter, veçanërisht programet që lidhen me fushën e kontabilitetit.
– Të njohun së paku një gjuhë të huaj.
– Të kenë përvojë pune së paku 5 (pesë) vite në Bashkësinë Islame.
Dokumentet e kërkuara:
Krahas kërkesës për punësim, duhen bashkëngjitur edhe këto dokumente:
– Diploma e Medresesë (shkollimi katërvjeçar) ose ajo e Fakultetit (e vërtetuar nga Kryesia e BIK);
– Certifikata e lindjes;
– Certifikata shëndetësore;
– Certifikata se nuk është nën hetime ose i dënuar;
– Vërtetimi për përvojën e punës;
– Deklaratë me shkrim se ka për t’i kryer të gjitha shërbimet fetare;
– CV –ja, të dhënat personale, kualifikimet ose dëshmitë për aftësim profesional;
– Letërnjoftimi (fotokopje);
Vërejtje:
Dokumentet dorëzohen në zyrën e Këshillit të Bashkësisë Islame në Podujevë.
Dokumentet e pakompletuara, si dhe ato që arrijnë pas afatit të paraparë, nuk do të merren në shqyrtim.
Konkursi është i hapur 7 ditë kalendarike, nga dita e publikimit në websajtin e Kryesisë së BIRK-ut.