Konkurs

Datë: 2 korrik 2026

Këshilli i Bashkësisë Islame në Podujevë, shpallë:

KONKURS
Për plotësimin e vendit të lirë të punës:

Imam, hatib dhe mualim në xhaminë e re (rruga e Dumnicës)

Kandidatët duhet t’i plotësojnë këto kushte:

Të ketë të kryer Medresenë, FSI-në ose Fakultetin e Studimeve Islame jashtë vendit (diploma e vërtetuar nga Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës);
T’u përmbahen Kushtetutës së Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës, rregulloreve, vendimeve të Kryesisë dhe Rregullores së Këshillit;
Të kenë aftësi komunikuese dhe organizative për çështje fetare;
Të jenë të shëndoshë psikikisht dhe fizikisht;
Të mos kenë vërejtje në punë, nëse paraprakisht kanë qenë të punësuar;
Të jenë të pranueshëm nga Këshilli i Xhamisë dhe xhemati përkatës.
Të jenë nënshtetas të Republikës së Kosovës

Dokumentet e kërkuara:
Krahas kërkesës për punësim, duhen bashkëngjitur edhe këto dokumente:

Diploma e Medresesë (shkollimi katërvjeçar) ose ajo e Fakultetit (e vërtetuar nga Kryesia e BIK);
Certifikata e lindjes;
Certifikata shëndetësore;
Certifikata se nuk është nën hetime ose i dënuar;
Vërtetimi për përvojën e punës;
Deklaratë me shkrim se ka për t’i kryer të gjitha shërbimet fetare;
CV –ja, të dhënat personale, kualifikimet ose dëshmitë për aftësim profesional;
Letërnjoftimi (fotokopje);

Vërejtje:
Dokumentet dorëzohen në zyrën e Këshillit të Bashkësisë Islame në Podujevë.
Dokumentet e pakompletuara, si dhe ato që arrijnë pas afatit të paraparë, nuk do të merren në shqyrtim.
Konkursi është i hapur 15 ditë kalendarike, nga dita e publikimit në websajtin e Kryesisë së BIRK-ut.