
Prishtinë, më 7 gusht 2026
Bashkësia Islame e Kosovës ka inauguruar sot Qendrën e Mjekësisë Familjare në Gurakoc të Istogut, një investim ky i financuar nga Hessa Ishaq Ibrahim el Hajri nga “Zakat House” nga Kuvajti.
Në hapje të kësaj Qendre të pranishëm qenë kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, me bashkëpunëtorët e tij, kryetari i Istogut, z. Ilir Ferati, së bashku me bashkëpunëtorët e tij, si dhe stafi shëndetësor i kësaj Qendre.
Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu i Kosovës, Naim ef. Tërnava u shpreh i lumtur me inaugurimin e kësaj Qendre te re të Mjekësisë familjare, duke njoftuar se së shpejti do të fillojnë në ndërtimin edhe të objekteve të tjera shëndetësore.
Projekti u vlerësua edhe nga kryetari i Komunës së Istogut, z. Ilir Ferati, i cili theksoi rëndësinë e kësaj qendre për banorët e Gurakocit dhe fshatrave përreth.
Drejtori i kësaj Qendre të Mjekësisë Familjare, z. Mujë Osmanaj, u shpreh falënderues ndaj Bashkësisë Islame të Kosovës për ndërtimin dhe funksionalizimin e kësaj qendre.
Objekti i ri përfshin hapësirat e Qendrës së Mjekësisë Familjare, pajisjet mjekësore dhe inventarin e nevojshëm për funksionimin e saj. Kjo Qendër do të shërbejë për afër pesë mijë banorë të kësaj zone, ndërsa për Bashkësinë Islame të Kosovës, QKMF-ja në Gurakoc është e 86-ta që ndërtohet apo restaurohet nga BIK-u, në kuadër të projekteve shëndetësore.










