Prishtinë, më 7 maj 2025
Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, ka vizituar sot ekspozitën kulturore “Urat”, e cila është e dedikuar për prezantimin e kulturës, traditës dhe trashëgimisë arabe.
Gjatë vizitës, Myftiu Tërnava theksoi rëndësinë e njohjes dhe ruajtjes së urave të bashkëpunimit ndërmjet kulturave, duke potencuar se ekspozita synon të afrojë popujt përmes artit, historisë dhe vlerave të përbashkëta që ndërlidhin trashëgimitë e ndryshme.