Myftiu Tërnava u prit në takim nga kryetari i Deçanit, z. Bashkim Ramosaj

Prishtinë, më 22 korrik 2026

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, i shoqëruar edhe nga bashkëpunëtorët e tij është pritur sot në takim nga kryetari i Deçanit, z. Bashkim Ramosaj.

Gjatë këtij takimi u diskutua për çështje që e preokupojnë shoqërinë tonë, duke vlerësuar kështu lart përkushtimin e Bashkësisë Islame të Kosovës në ruajtjen dhe kultivimin e harmonisë ndërfetare, si dhe angazhimin e saj të vazhdueshëm në shërbim të qytetarëve të vendit.

Njëkohësisht, të dyja palët shprehëm gatishmërinë për të vazhduar bashkëpunimin e ndërsjellë në të mirë të qytetarëve dhe të vlerave që na bashkojnë.