Prishtinë, më 29 prill 2025
Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim ef. Tërnava, po qëndron për vizitë zyrtare në Emiratet e Bashkuara Arabe, ku sot gjatë ditës u prit në takim nga kryetari i Autoritetit të Përgjithshëm për Çështjet Islame, Fondet dhe Zekatit të Emirateve të Bashkuara Arabe, dr. Omar Habtoor al Darei.
Takimi u zhvillua në një atmosferë vëllazërore dhe miqësore, ku u diskutua për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet Bashkësisë Islame të Kosovës dhe institucioneve përkatëse të Emirateve të Bashkuara Arabe në fusha të ndryshme, si edukimi fetar, ndihma humanitare dhe projektet sociale.