Myftiu Tërnava priti një grup studentësh bursistë të Bashkësisë Islame të Kosovës

Prishtinë, më 6 tetor 2026

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, ka pritur sot në takim një grup studentësh bursistë të Bashkësisë Islame të Kosovës, të cilët janë duke ndjekur studimet në universitetin prestigjioz “Al Az’har” në Kajro të Egjiptit dhe në Fakultetin e Fikhut Hanefi në Aman të Jordanisë.

Me këtë rast, Myftiu Tërnava u dëshiroi mirëseardhje studentëve në Bashkësinë Islame të Kosovës, duke theksuar se ata janë pjesë e këtij institucioni dhe se dyert e tij do të jenë gjithmonë të hapura për ta. Ai shprehu pritshmërinë që pas përfundimit të studimeve studentët të kthehen në Kosovë dhe dijen e përfituar ta vënë në shërbim të Bashkësisë Islame dhe shoqërisë.

Myftiu Tërnava vlerësoi angazhimin e tyre në studime dhe i inkurajoi që të vazhdojnë me përkushtim rrugën e kërkimit të diturisë, duke pasur gjithmonë parasysh porositë e Kuranit dhe mësimet e Pejgamberit a.s. për vlerën dhe rëndësinë e dijes dhe të atyre që e kërkojnë atë.

Gjatë takimit, studentët e njohën Myftiun Tërnava për rrjedhën e studimeve të tyre, rezultatet e arritura dhe përvojën e fituar gjatë qëndrimit në këto qendra të rëndësishme të studimeve islame. Ata shprehën mirënjohjen e tyre për mbështetjen e vazhdueshme të Bashkësisë Islame të Kosovës, si dhe për kujdesin dhe gatishmërinë e Myftiut Tërnava për t’u qëndruar pranë dhe për t’i ndihmuar sa herë që kanë pasur nevojë.