Myftiu Tërnava priti në takim kryetarin e Fushë Kosovës, z. Burim Berisha

Prishtinë, më 25 prill 2025

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, ka pritur sot në takim kryetarin e Fushë Kosovës, z. Burim Berisha.

Gjatë këtij takimi u diskutua për hapat konkret në drejtim të zhvillimit të projekteve dhe bashkëfinancimin e disa projekteve të përbashkëta për qytetarët e Fushë Kosovës, përfshirë këtu: ndërtimin e shkollës së re në fshatin Lismir, ndërtimin e xhamisë në Bresje, si dhe hapjen e një njësie në qytetin e Fushë Kosovës për ofrimin e ushqimit dhe gjësendeve të nevojshme për familjet në nevojë, e cila do të funksionojë në baza ditore.

Këto projekte të përbashkëta në fushën e mirëqenies publike do të zgjerohen edhe në fushën e ambientit, përgjatë zonës së fshatrave Lismir, Kuzmin dhe të lagjeve 028 dhe 029 të qytetit.

Ky bashkëpunim është një dëshmi se bashkëveprimi gjithmonë sjell projekte konkrete në dobi të qytetarëve tanë.

Të dyja palët shprehën vullnetin për vazhdimin e bashkëpunimit të deritanishëm, në funksion të përmirësimit të jetës së qytetarëve dhe fuqizimit të iniciativave që sjellin zhvillim dhe mirëqenie për të gjithë qytetarët e komunës.