Myftiu Tërnava priti në takim imamin Jusuf ef. Bolajn

Prishtinë, më 9 shtator 2026

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, ka pritur në takim imamin e njohur të komunitetit shqiptar në Qendrën Shqiptare Islame në Queens të Nju Jorkut, Jusuf ef. Bolajn, i cili shoqërohej nga imami nga Ulqini, Rifat ef. Jusufi.

Myftiu Tërnava e falënderoi për vizitën dhe çmoi lart kontributin e imamit Jusuf ef. Bolajt në ruajtjen e gjuhës, kulturës dhe traditave tona në komunitetin shqiptar në ShBA.

Ndërsa imami Jusuf ef. Bolaj shprehu kënaqësinë e tij që, pas një kohe të gjatë, ndodhet sërish në Prishtinë dhe pati mundësinë të informohet nga afër për zhvillimet dhe të arriturat në Kosovë, veçanërisht për zhvillimet në Medresenë ku u arsimua.

Të dy imamët e nderuar janë me origjinë nga trevat e Krajës dhe të dy janë ish-nxënës të Medresesë “Alauddin”, në breza të ndryshëm.