Myftiu Tërnava priti në takim dr. Hasan al Arishin

Prishtinë, më 25 mars 2025

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, ka pritur sot në takim doktorin e Tefsirit dhe Shkencave Kuranore, dr. Hasan al Arishin, i cili ka qenë për vizitë gjatë muajit Ramazan si imam në xhami të ndryshme të Kosovës.

Myftiu Tërnava shprehu falënderimet e tij për dr. Al Arishin, për këtë vizitë, e përmes tij falënderoi edhe Ministrinë e Çështjeve Fetare të Arabisë Saudite për këtë marrëveshje bashkëpunimi.

Nga ana e tij, dr. Al Arishi, falënderoi Myftiun Tërnava për pritjen dhe për mundësinë që ai të jetë në shërbim të besimtarëve kosovarë gjatë muajit Ramazan. Ai tha se kjo ka qenë një përvojë e jashtëzakonshme dhe se është ndarë tejet i kënaqur me mikpritjen e besimtarëve në xhami të ndryshme të Kosovës.