Prishtinë, më 30 prill 2025
Me ftesë të Këshillit Botëror për Shoqëritë Myslimane, në Abu Dabi të Emirateve të Bashkuara Arabe, u mbajt Konferenca dy ditore me kryetarët e bashkësive islame të Ballkanit.
Pjesëmarrës në këtë Konferencë qe edhe kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, i cili shoqërohej nga shefi i kabinetit të tij, mr. Besim ef. Mehmeti.
Në këtë Konferencë u diskutuan tematika të ndryshme në dobi të shoqërive që jetojnë në shtetet e tyre, me theks të veçantë për vazhdimësinë e bashkëpunimit të ndërsjellë mes Bashkësive Islame.
Palët pjesëmarrëse në këtë Konferencë, ranë dakord që të vazhdojnë përkushtimin e tyre në përhapjen e vlerave të tolerancës, paqes, harmonisë, bashkëjetesës, dialogut dhe shtetndërtimit nëpër vendet e tyre.