Myftiu Tërnava mori pjesë në iftarin madhështor në Deçan

Prishtinë, më 22 mars 2025

Një iftar i jashtëzakonshëm me pjesëmarrjen e mbi 1.000 besimtarëve u organizua të shtunën nga Këshilli i Bashkësisë Islame në Deçan, në bashkëpunim me Komunën e Deçanit.

Ky tubim i madh u mbajt në një atmosferë të ngrohtë fetare dhe vëllazërore, duke bashkuar qytetarë nga e gjithë zona dhe personalitete të ndryshme të kësaj komune.

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, tha se iftaret e tilla ofrojnë një ndjenjë vëllazërie dhe unitetit.

Në ketë iftar i pranishëm ishte edhe ish- kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili u shpreh i lumtur për këtë organizim vëllazëror.

Një fjalë përshëndetëse drejtuar të pranishmëve mbajti edhe kryetari i Këshillit të BI-së së Deçanit, Naser ef. Tolaj, i cili falënderoi të pranishmit dhe njëkohësisht falënderoi edhe kryetarin e Deçanit, z. Bashkim Ramosaj për bashkëpunimin dhe për këtë iftar të përbashkët.

Pas iftarit të përbashkët u mbajt një program i bukur me lexim Kurani, ilahi dhe pika të ndryshme artistike.