
Me ftesë të ambasadorit të Mbretërisë së Arabisë Saudite në Shqipëri, z. Turki bin Ibrahim al Madi, Myftiu i Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim ef. Tërnava, i shoqëruar nga sekretari i Përgjithshëm i BIK-ut, Fatmir ef. Iljazi, dhe shefi i Kabinetit, Besim ef. Mehmeti, mori pjesë në ceremoninë e organizuar me rastin e Ditës Kombëtare të Arabisë Saudite, mbajtur në Tiranë, ku i ftuar nderi ishte presidenti i Republikës së Shqipërisë, z. Bajram Begaj.
Në pritje morën pjesë deputetë të Kuvendit të Shqipërisë, anëtarë të qeverisë, zyrtarë të lartë të institucioneve shtetërore, personalitete të njohura të botës akademike e universitare, ambasadorë dhe drejtues të misioneve diplomatike të akredituara në Tiranë, si dhe shkrimtarë, artistë, drejtues të komuniteteve fetare dhe përfaqësues të mediave.




