Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti mbledhjen e rregullt

Prishtinë, më 16 mars 2025

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen e rregullt të saj, të kryesuar nga kryetari i saj, Myftiu Naim ef. Tërnava.

Në rend të ditës për këtë mbledhje Kryesia shqyrtoi dhe miratoi raportin e Kryesisë për vitin 2024, shqyrtoi dhe miratoi pasqyrën financiare për vitin 2024, si dhe shqyrtoi dhe miratoi llogaritë përfundimtare të Këshillave të BI-së për vitin 2024.

Po ashtu, gjatë kësaj mbledhje u diskutua edhe për përgatitjet për mbledhjen e rregullt të Kuvendit të Bashkësisë Islame të Kosovës, e cila u caktua të mbahet më 27 mars 2025.