Prishtinë, më 13 mars 2025
Kryeministri i Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti, i shoqëruar edhe nga disa ministra të kabinetit të tij qeveritar, shtroi sonte iftar për kryetarin e Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiun Naim ef. Tërnava dhe bashkëpunëtorët e tij.
Kryeministri Kurti me këtë rast u uroi të gjithë besimtarëve myslimanë muajin Ramazan, duke u uruar agjërim të lehtë dhe të pranuar.
Ai gjithashtu falënderoi Myftiun Tërnava dhe Bashkësinë Islame të Kosovës për rolin dhe kontributin e tyre të rëndësishëm dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm.