Prishtinë, më 8 maj 2025
Nën organizimin e Bashkësisë Islame të Kosovës dhe Ministrisë së Çështjeve Islame, Thirrjes dhe Udhëzimit e Mbretërisë së Arabisë Saudite, sot në Prishtinë, filluan Garat Ndërkombëtare të Kuranit.
Në fjalën e tij drejtuar të pranishmëve, kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, foli për vlerën dhe rëndësinë e mësimit të fjalës së Zotit, Kuranit famëlartë.
“Të garosh në leximin dhe mësimin përmendsh të Kuranit famëlartë nuk është vetëm një nder i madh, por edhe një përgjegjësi e shenjtë. Është një rrugë që kërkon përkushtim, sinqeritet dhe dashuri ndaj fjalës së Zotit. Sot, ne jemi këtu për të nderuar jo vetëm garuesit, por edhe vetë mesazhin e Kuranit, që na udhëzon drejt dritës, drejt moralit dhe paqes. Le të jetë kjo garë frymëzim për të gjithë ne, që ta mbajmë Kuranin në zemrat tona në jetën tonë të përditshme.”
Ai theksoi se Kosova është jo vetëm pjesë e botës së moderuar, por edhe një vend që e nderon dijen, garën në të mirë, kulturën e paqes dhe të respektit të ndërsjellë.
“Sot, duke pritur mysafirë nga shumë vende të botës, ne dëshmojmë se Kosova është jo vetëm pjesë e botës se moderuar, por edhe një vend që e nderon dijen, garën në të mirë, kulturën e paqes dhe të respektit të ndërsjellë. Le të jetë kjo garë një hap i parë drejt shumë bashkëpunimeve të tjera të begata, le të jetë një urë që lidh zemrat tona dhe e forcon unitetin tonë vëllazëror, dhe mbi të gjitha, le të jetë një burim bekimi për këtë vend të dashur, dhe për të gjithë pjesëmarrësit që kanë ardhur me qëllime të pastra e me zemër të mbushur plotë dashuri, respekt, paqe e tolerancë.”
Kurse këshilltari për Çështje Fetare i Arabisë Saudite në Sarajevë, Abdullah el Unejzi, tha se qëllimi i këtyre garave është të nxisin konkurrencën ndërmjet myslimanëve në mësimin përmendsh, recitimin dhe interpretimin e Kuranit të Shenjtë, me shpresën që Zoti të sjellë dobi për Islamin dhe myslimanët, e që ata, përmes Kuranit, të arrijnë të mirat që ai ofron. Mbledhja e këtij grupi hafëzësh dhe garuesish nga Ballkani dhe Evropa dëshmon se Kurani na bashkon, forcon zemrat tona dhe jep shpresë për një të ardhme që brezat do ta ndërtojnë mbi dritën e udhëzimit dhe sigurisë.
Garat Ndërkombëtare të Kuranit kanë mbledhur në një vend 146 garues nga 22 vende të Ballkanit dhe Evropës.
Pjesëmarrja në garë bëhet në pesë kategori: