Prishtinë, më 25 mars 2025
Departamenti i të Rinjve i Bashkësisë Islame të Kosovës organizoi mbrëmë iftar me të rinj nga profile të ndryshme. Në të morën pjesë deputetë të Parlamentit të Kosovës, kadetë të rinj pranë Akademisë ushtarake të Kosovës, përfaqësues të Parlamentit Studentor nga Universiteti i Prishtinës, përfaqësues nga Këshilli i nxënësve të Kosovës, si dhe të ftuar të tjerë.
Fillimisht të pranishmit i përshëndeti udhëheqësi i Departamentit, Fejsal Spahiu, i cili tha se institucionin e Bashkësisë Islame të Kosovës duhet ta shohim të gjithë si pjesë tonën, ngase gjithnjë kemi ndarë të njëjtin fat së bashku me popullin.
Me nga një fjalë përshëndetëse, të pranishmëve iu drejtuan edhe deputetët Valon Ramadani dhe Fitim Haziri, të cilët premtuan angazhim më të madh për t’iu ndihmuar të rinjve në realizimin e kërkesave të tyre.