Prishtinë, 13 mars 2026
Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës shpall:
Tender
për shtypin e librit “Etika e besimtarit të ri”, sipas kushteve të mëposhtme:
Specifikimet teknike:
• Tirazhi: 2.000 copë
• Formati: 200 × 260 mm
• Vëllimi: 96 faqe
• Letra e brendshme: offset, 90 g/m²
• Kopertina: e butë, kolor, 300 g/m², me plastifikim mat
• Shtypi: kolor
• Lidhja: e butë
• Afati i shtypit: 8 ditë
Kushte shtesë:
• Afati për paraqitjen e ofertave: 5 ditë.
• Afati për realizimin e shtypit: 10 ditë nga data e dorëzimit të materialit në shtypshkronjë.
• Përparësi do t’u jepet operatorëve ekonomikë që dëshmojnë përvojë paraprake në realizimin e botimeve fizike me cilësi të kërkuar.
• Transporti i materialit të shtypur nga shtypshkronja deri në selinë e Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës është obligim i operatorit ekonomik.