KRYESIA E BASHKËSISË ISLAME TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS
Prishtinë, më 22 korrik 2025
SH P A L L J E
TENDER PËR BOTIMIN E DORACAKUT 10-VËLLIMËSH:
“TREGIME KURANORE” të autorit Fejsal Spahiu
Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës shpall tender për botimin e doracakut edukativ“Tregime Kuranore” në 10 vëllime, sipas specifikimeve teknike në vijim:
Kushtet teknike të shtypit:
• Tirazhi: 1.000 kopje për secilin vëllim
• Formati: A/4 (21 x 28 cm)
• Letra: 130 gr. Konzdrukt
• Shtypi: Kolor
• Plastifikimi i kopertinës: Glos
• Lidhja: Me tel
Ambalazhimi (një nga dy mundësitë në vijim):
• Të gjitha librat të mbështillen me qese plastike (paketim individual ose në bllok),
ose
• Të paketohen në kuti letre të përshtatshme për transport dhe ruajtje.
Vëllimi i librave:
• Libri 1 – 16 faqe
• Libri 2 – 24 faqe
• Libri 3 – 24 faqe
• Libri 4 – 24 faqe
• Libri 5 – 16 faqe
• Libri 6 – 24 faqe
• Libri 7 – 32 faqe
• Libri 8 – 24 faqe
• Libri 9 – 40 faqe
• Libri 10 – 24 faqe
Transporti:
Transporti i kompletit të shtypur duhet të realizohet nga shtypshkronja në selinë e Kryesisë sëBIK-ut në Prishtinë.
Afatet:
• Afati për paraqitjen e ofertave: Brenda 10 ditëve nga dita e publikimit në faqenzyrtare të BIK-ut (afati i fundit: 31 korrik 2025).
• Afati për shtyp: Deri në 8 ditë nga data e dorëzimit të materialit në shtypshkronjë.
Kriteret përzgjedhëse:
Përparësi do të kenë operatorët që dëshmojnë përvojë paraprake në botime të ngjashme me cilësinë e kërkuar.
Dorzimi i ofertave:
Ofertat e mbyllura duhet të dorëzohen fizikisht në selinë e Kryesisë së BIK-ut në Prishtinë, çdo ditë pune nga ora 08:00 deri në 15:00.