Për plotësimin e vendit të lirë të punës: VOZITËS PËR SHËRBIME MORTORE
Kandidati i interesuar duhet t’i plotësojë këto kushte:
Të ketë shkollimin e mesëm;
Të ketë patentë shoferin e kategorisë “B”;
T’i përmbahet Kushtetutës së Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës, Rregulloreve dhe Vendimeve të Kryesisë dhe Rregullores së Punës së Këshillit të Bl-së në Vushtrri;
Të ketë aftësi komunikuese dhe organizative për çështje të shërbimeve mortore;
Të jetë i shëndoshë psikikisht dhe fizikisht;
Të mos ketë vërejtje në punën e tij paraprake;
Të jetë nënshtetas i Republikës së Kosovës.
Kandidati, krahas kërkesës për punësim, duhet bashkëngjitur edhe këto dokumente:
Diploma e shkollës së mesme;
Certifikata e lindjes (origjinal);
Certifikata shëndetësore (origjinal);
Certifikata se nuk është nën hetime ose i dënuar (origjinal);
Deklarata me shkrim se ka për t’i kryer të gjitha detyrat dhe do t’i përmbahet të gjitha rregulloreve;
CV-ja, të dhënat personale, kualifikimet ose dëshmitë për aftësim profesional;
Letërnjoftimi (fotokopje).
Të gjitha dokumentet duhet të jenë në origjinal ose të noterizuara.
Vërejtje:
Dokumentet dorëzohen në zyrën e Këshillit të BI-së në Vushtrri.
Dokumentet e pakompletuara, si dhe ato që arrijnë pas afatit të paraparë, nuk do të merren në shqyrtim.
Konkursi mbetet i hapur 15 ditë kalendarike nga data e publikimit në faqen e Kryesisë së BIRK-ut në internet.