Konkurs

Datë: 10 tetor 2025

Këshilli i Bashkësisë Islame në Gjilan shpallë:
KONKURS

Për plotësimin e vendit të lirë të punës:

  1. Arkëtar në Këshillin e Bashkësisë Islame në Gjilan

Kandidatët e interesuar duhet t’i plotësojnë këto kushte:

  1. Të ketë të kryer Medresenë dhe FSI-në ose Fakultetin Ekonomik (diploma e nostifikuar dhe e noterizuar).
  2. T’i përmbahen Kushtetutës së Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës. rregulloreve, vendimeve dhe udhëzimit administrativ të Kryesisë dhe Rregullores së Këshillit.
  3. Të kenë përvojë pune së paku 5 vite.
  4. Të jenë të shëndoshë psikikisht dhe fizikisht.
  5. Të mos kenë vërejtje për punën e tyre, nëse paraprakisht kanë qenë të punësuar.

Dokumentet e kërkuara:

Krahas kërkesës për punësim, duhen bashkëngjitur edhe këto dokumente:

  1. Diploma e Medresesë dhe Fakultetit.
  2. Certifikata e lindjes.
  3. Certifikata shëndetësore.
  4. Certifikata se nuk është nën hetime, i akuzuar apo dënuar.
  5. Dëshmi mbi karakteristikat në punë (nëse paraprakisht ka punuar).
  6. Deklaratë me shkrim se do t’i kryej të gjitha obligimet sipas Rregullores së Punës dhe Kushtetutës së BIK.
  7. CV-ja, të dhënat personale, kualifikimet ose dëshmitë për aftësim profesional.
  8. Letërnjoftimi (kopje në të dy anët).

VËREJTJE:
Dokumentet dorëzohen në zyrën e Këshillit të Bashkësisë Islame në Gjilan.
Konkursi mbetet i hapur 15 ditë nga dita e publikimit në ueb faqen zyrtare të BIRK-ut.
Dokumentet e pakompletuara dhe lë dorëzuara me vonesë nuk do të merren në shqyrtim.