Këshilli i Bashkësisë Islame në Lipjan, shpallë: KONKURS Për këto vende të punës:
Imam, hatib dhe mual-lim në xhaminë e fshatit Ribar i Madh Imam, hatib dhe mual-lim në xhaminë e fshatit Sllovi
Kandidatët duhet t’i plotësojnë këto kushte:
Të ketë të kryer Medresenë, FSI-në ose Fakultetin e Studimeve Islame jashtë vendit (diploma e vërtetuar nga Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës);
T’u përmbahen Kushtetutës së Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës, rregulloreve, vendimeve të Kryesisë dhe Rregullores së Këshillit;
Të kenë aftësi komunikuese dhe organizative për çështje fetare;
Të jenë të shëndoshë psikikisht dhe fizikisht;
Të mos kenë vërejtje në punë, nëse paraprakisht kanë qenë të punësuar;
Të jenë nënshtetas të Republikës së Kosovës;
Dokumentet e kërkuara: Krahas kërkesës për punësim, duhen bashkëngjitur edhe këto dokumente:
Diploma e Medresesë (shkollimi katërvjeçar) ose ajo e Fakultetit;
Certifikata e lindjes;
Certifikata shëndetësore;
Certifikata se nuk është nën hetime ose i dënuar;
Vërtetimi për përvojën e punës;
Deklaratë me shkrim se ka për t’i kryer të gjitha shërbimet fetare;
CV –ja, të dhënat personale, kualifikimet ose dëshmitë për aftësim profesional;
Letërnjoftimi (fotokopje);
Vërejtje: Dokumentet dorëzohen në zyrën e Këshillit të Bashkësisë Islame në Lipjan. Dokumentet e pakompletuara, si dhe ato që arrijnë pas afatit të paraparë, nuk do të merren në shqyrtim. Konkursi është i hapur 15 ditë kalendarike, nga dita e publikimit në websajtin e Kryesisë së BIRK-ut.