Vizitë në Kompleksin Memorial në Prekaz

Reisi i Bashkësisë Islame të Bosnje dhe Hercegovinës, dr. Husein ef. Kavazoviq, i shoqëruar nga Myftiu i Kosovës, Naim ef. Tërnava, në ditën e dytë të qëndrimit në Kosovë, vizitoi Kompleksin Memorial në Prekaz.

Ata, para varreve të familjes Jashari, kënduan nga një Fatiha dhe bënë lutje për shpirtrat e dëshmorëve.

Prekazi dhe heroizmi i familjes Jashari u vlerësua jashtëzakonisht shumë nga reisi Husein ef. Kavazoviq, duke e cilësuar kështu Prekazin si një vend të sakrificës dhe krenarisë.

Reisi i Bosnjës, dr. Husein ef. Kavazoviq, tha se populli i Kosovës dhe ai i Bosnjës ndajnë një histori të përbashkët dhimbjeje dhe sakrifice, por edhe një qëndresë të fortë për dinjitet, drejtësi dhe liri, andaj themi se Prekazi është një vend i heroizmit, jo vetëm për Kosovën, por për gjithë ata që respektojnë sakrificën për të ardhmen.