Myftiu Tërnava priti në takim ish-kryetarin e Obiliqit, z. Xhafer Gashin

Prishtinë, më 22 tetor 2026

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, ka pritur sot në takim ish-kryetarin e Obiliqit, z. Xhafer Gashin, me të cilin biseduan për bashkëpunimin e ndërsjellë ndër vite, angazhimet e përbashkëta dhe kontributin në shërbim të qytetarëve dhe të mirës së vendit.

Me këtë rast, u vlerësua rëndësia e bashkëpunimit institucional, e mirëkuptimit dhe e angazhimit të përbashkët për çështjet me interes të përgjithshëm, ku theks të veçantë iu kushtua bashkëpunimit para, gjatë dhe pas luftës së fundit.