Vizita në Këshillin e Bashkësisë Islame të Malishevës

Prishtinë, më 7 shtator 2026

Drejtori i Çështjeve Fetare në Ministrinë e Vakëfeve dhe Çështjeve Fetare Islame të Shtetit të Katarit, Muhamed al Menai së bashku me delegacionin e tij shoqërues, i shoqëruar edhe nga kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiut Naim ef. Tërnava dhe bashkëpunëtorët e tij vizitoi Këshillin e Bashkësisë Islame të Malishevës, ku u prit në takim nga kryetari i Këshillit, Sead ef. Paqarizi.

Kryetari Paqarizi fillimisht iu dëshiroi mirëseardhje mysafirëve, e më pas i njohu ata me punën dhe aktivitetet e Këshillit, si dhe me angazhimin e tij në shërbim të besimtarëve dhe komunitetit. Ai me këtë rast i njohu mysafirët edhe me projektin e Xhamisë së Gurit në Malishevë, duke prezantuar rëndësinë e këtij projekti dhe ecurinë e realizimit të tij.