U mbajt Tryeza e dialogut ndërfetar për bashkëjetesën në Kosovë

Prishtinë, më 16 prill 2026
Në Fakultetin e Studimeve Islame në Prishtinë është mbajtur Tryeza e dialogut ndërfetar me temën “Bashkëjetesa ndërfetare ndër ne, virtyt hyjnor apo domosdoshmëri shoqërore?”, e organizuar nga Fondacioni “Drita”.
Në kuadër të Tryezës u mbajtën tri panele, të cilat prekën disa prej elementeve kryesore të bashkëjetesës dhe tolerancës ndër fetare në vendin tonë.
Në panelin e parë e titulluar “Përvoja e dialogut rreth nesh”, përfaqësues të komuniteteve të ndryshme fetare nga rajoni ndan përvojat e tyre mbi dialogun ndërfetar dhe sfidat që e shoqërojnë atë. Në këtë panel u paraqitën këndvështrime nga Kisha Katolike, Bashkësia Islame dhe Kisha Protestante, duke sjellë shembuj konkretë të bashkëpunimit dhe bashkëjetesës në kontekste të ndryshme shoqërore.
Në panelin e dytë, i cili trajtoi në mënyrë më të thelluar vetë temën e tryezës. Përfaqësues të komuniteteve islame, katolike, ortodokse dhe protestante, si dhe nga fusha akademike, ofruan analiza dhe reflektime mbi rolin e fesë në shoqëri, duke e parë bashkëjetesën ndërfetare si një vlerë identitare, por edhe si një nevojë të domosdoshme për stabilitetin dhe zhvillimin shoqëror.
Tryeza u përmbyll me një panel të hapur dialogu ndërmjet liderëve fetarë, ku u shkëmbyen ide dhe qëndrime mbi forcimin e bashkëpunimit ndërmjet komuniteteve fetare në Kosovë. Në këtë panel mori pjesë, Myftiu i Kosovës, Naim ef. Tërnava, Sh.T Dodë Gjergji nga Kisha Katolike, Artur Krasniqi Pastor i Kishës Protestante Ungjillore dhe Andrej Sajc nga Kisha Ortodokse.
Kjo Tryezë u përmbyll me leximin e një rezultate ku mes të tjerash të gjithë prijësit fetarë u zotuan se do të punojnë në drejtim të bashkëjetesës pa dallime fetare dhe në veçanti drejt paqes dhe larg gjuhës së urrejtjes.

Ndaje: