Prishtinë, më 15 prill 2025
Në ambientet e Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës, dje është mbajtur provimi i kandidatëve për përfaqësim në Garat Ndërkombëtare të Kuranit, të cilat do të mbahen në Kosovë, në fillim të muajit maj.
Komisioni vlerësues i përbërë nga kryeimami i Bashkësisë Islame të Kosovës, Vedat ef. Sahiti, hafëz Safet ef. Hoxha, hafëz Bali ef. Sadiku, si dhe zëvendëskryeimami Fatmir ef. Iljazi, vlerësuan aftësitë e kandidatëve në lexim dhe memorizim të pjesëve nga Kurani famëlartë.
Në këtë vlerësim morën pjesë gjithsej 100 kandidatë, teksa 41 prej tyre kaluan me sukses provimin dhe do të marrin pjesë në Garat Ndërkombëtare.
Këto gara do të mbahen nga data 8 deri më 12 maj në Kosovë dhe në to do të marrin pjesë përafërisht rreth 200 garues nga vende të ndryshme të botës.