Myftiu Tërnava priti në takim lamtumirës ambasadorin e Arabisë Saudite, z. Fejsal Hifzi

Prishtinë, 19 prill 2026

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, ka pritur në një takim lamtumirës ambasadorin e Arabisë Saudite në Tiranë, z. Fejsal Hifzi, i cili shoqërohej nga atasheu për Çështje Fetare i Arabisë Saudite në Sarajevë, Abdulatif Husejn.

Gjatë këtij takimi, Myftiu Tërnava, e falënderoi ambasadorin Hifzi për bashkëpunimin e deritanishëm, duke vlerësuar mbështetjen e tij në realizimin e projekteve me karakter fetar, arsimor dhe humanitar. Ai vlerësoi lart angazhimin e ambasadorit gjatë misionit të tij diplomatik, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit të ndërsjellë në projekte të ndryshme me interes të përbashkët.

Në fund të takimit, Myftiu Tërnava, i uroi ambasadorit Fejsal Hifzi suksese të mëtejshme dhe punë të mbarë në misionet dhe angazhimet e tij të ardhshme.

Ndaje: