Prishtinë, më 16 mars 2025
Për nder të ditës së fitores së Bedrit, kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, shtroi iftar për administratën e Këshillave të Bashkësisë Islame të Kosovës.
Ky iftar tashmë tradicional shtrohet për ta kujtuar rëndësinë e kësaj dite, por edhe për t’u njohur me sukseset, punët dhe angazhimet përgjatë muajit Ramazan.
Myftiu i Kosovës, Naim ef. Tërnava, me këtë rast falënderoi administratën e Këshillave për punën dhe angazhimin e treguar gjatë gjithë vitit, por në veçanti gjatë muajit Ramazan. Ai mes të tjerash kujtoi edhe rolin dhe rëndësinë e veçantë që kanë imamët në kumtimin e fjalës së Zotit, duke i porositur ata që ta ruajnë unitetin dhe të jeni gjithnjë të bashkuar.