Prishtinë, më 3 shkurt 2026
Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, ka pritur sot në takim pronarin e kompanisë “Amo”, z. Sami Morina.
Gjatë këtij takimi, u vlerësua bashkëpunimi i deritanishëm dhe përkushtimi i kompanisë “AMO” në respektimin e standardeve hallall. Me këtë rast, u bë edhe ricertifikimi ikësaj kompanie nga Instituti Hallall i Bashkësisë Islame të Kosovës.
Po ashtu, Myftiu Tërnava e falënderoi z. Morina për kontributin e tij të vazhdueshëm si një nga donatorët e rregullt të Shoqatës Humanitare Bamirëse “Bereqeti”, duke theksuar kështu rëndësinë e mbështetjes së aktiviteteve humanitare dhe sociale.

