Prishtinë, më 24 prill 2025
Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, ka pritur sot në takim nënkryetarin e Kryesisë së Xhamisë “Nurul Islam” në Monchegladbah të Gjermanisë, z. Dugaxhin Shamollin, i shoqëruar nga sekretari i Këshillit të BI-së së Drenasit, Eset ef. Bajraktari.
Myftiu Tërnava në këtë takim shprehu falënderime për veprimtarinë e anëtarëve të këtyre xhamive, por edhe të gjithë mërgatës sonë në diasporë për punën dhe angazhimin e tyre që jeta fetare atje të zhvillohet ashtu siç është më së miri. Ai shprehu gatishmërinë e tij dhe të institucionit të BIK-ut për bashkëpunim dhe për koordinim sa më të mirë të aktiviteteve edukativo-fetare.
Nga ana e tij, z. Shamolli falënderoi përzemërsisht Bashkësinë Islame të Kosovës dhe Drejtorinë e Diasporës për mikpritjen dhe gatishmërinë e tyre që të ketë një bashkëpunim sa më të mirë për të gjithë.
Në fund të këtij takimi, z. Shamolli, dorëzoi vitrat dhe zekatin e mbledhur nga mërgimtarët e xhamisë së tyre, për çka drejtori i Diasporës, Ekrem ef. Simnica, ndau një falënderim për kontributin e dhënë.